KryesoreLajme

Slogani nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji: Ky akt është një kërcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës

Një slogan nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji: Ky akt është një kërcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur një slogan nacionalist serb “Kur të kthehet në Kosovë”.

Kjo ambasadë e ka quajtur akt kërcënimi të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe shkelje të normave ndërkombëtare vendosjen e këtij slogani.

Lexo më shumë  Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, diskutohen investime deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027

“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Raporti i Bankës Botërore: Punësimi në Shqipëri s’bazohet në meritë! Talentet nuk shpërblehen në administratën publike