Lajme

Sllovenia po planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë

Sllovenia po planifikon të rrisë numrin e ushtarëve të dislokuar në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Kështu bëri të ditur ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec, pas bisedës që zhvilloi me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Mikel Ristucci.

“Situata në Kosovë do të ishte shumë e vështirë pa praninë e KFOR-it dhe ministria ka shqyrtuar mundësitë e rritjes së pjesëmarrjes së Sllovenisë në mision”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Turizmi nuk mjafton për ta bërë Shqipërinë një vend të pasur. Më shumë hotele nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë mirëqenie

Sharec tha se është e vështirë të flitet për shifra të sakta sepse 5 për qind e trupave aktive sllovene aktualisht janë të vendosura jashtë vendit, duke përfshirë 91 në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se prania sllovene do të përforcohet pjesërisht nga ekspertë civilë dhe do të vendoset një helikopter ushtarak në gatishmëri për Kosovën.

Sipas Sharec, kontributi i Sllovenisë për Kosovën është shumë i vlefshëm sepse trupat sllovene e njohin mirë situatën në vend.

Lexo më shumë  Turizmi shton importet në Shqipëri, sasitë e ushqimeve u rritën 13% në janar-korrik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *