Lajme

Sllovenia po planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë

Sllovenia po planifikon të rrisë numrin e ushtarëve të dislokuar në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Kështu bëri të ditur ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec, pas bisedës që zhvilloi me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Mikel Ristucci.

“Situata në Kosovë do të ishte shumë e vështirë pa praninë e KFOR-it dhe ministria ka shqyrtuar mundësitë e rritjes së pjesëmarrjes së Sllovenisë në mision”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Sharec tha se është e vështirë të flitet për shifra të sakta sepse 5 për qind e trupave aktive sllovene aktualisht janë të vendosura jashtë vendit, duke përfshirë 91 në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se prania sllovene do të përforcohet pjesërisht nga ekspertë civilë dhe do të vendoset një helikopter ushtarak në gatishmëri për Kosovën.

Sipas Sharec, kontributi i Sllovenisë për Kosovën është shumë i vlefshëm sepse trupat sllovene e njohin mirë situatën në vend.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *