Bota

Sllovakia është vendi i dytë evropian që po hyn në bllokim për shkak të COVID-19

Sllovakia shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 90-ditore dhe po implementon një bllokim dy-javor pas një rritjeje të rasteve me COVID-19, derisa për shtatë ditë mesatarja e rasteve ditore ishte mbi 10 mijë.

Sipas medieve të huaja, vendi i Evropës Qendrore është aktualisht në mes të rritjes më të shpejtë të infeksioneve në botë, dhe me këtë rast masat, të cilat përfshijnë mbylljen e të gjitha dyqaneve jo thelbësore, si dhe baret dhe restorantet, kanë për qëllim të ndihmojnë sistemin në vështirësi të kujdesit shëndetësor.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Vendimi erdhi pasi presidentja Zuzana Caputova iu drejtua vendit të martën, duke thënë se “Sllovakia po e humb betejën kundër COVID-19”.

Gjatë bllokimit dy-javor, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike, si blerja e sendeve ushqimore, shkuarja në punë dhe shkollë, ose për vaksinim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *