Bota

“Skllavi i Putinit” mbërrin në Kinë për vizitën zyrtare

Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi në fundjavë se presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko do të shkonte për vizitënë Kinë, nga 28 shkurt deri më 2 mars.

Lukashenko tani ka mbërritur në kryeqytetin kinez për të filluar vizitën e tij shtetërore tre-ditore, duke e forcuar gjithnjë e më shumë qasjen se ai është i nënshtruar plotësisht agjendës së Putinit, deri në forma vasaliteti.

Në këtë rast, duket se shërbimi që po përpiqet të kryejë Lukashenko është koordinimi përmes tij i Rusisë me Kinën në lidhje me pushtimin ndaj Ukrainës.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Vizita e Lukashenkos tregon për thellim të lidhjeve të Pekinit me Vladimir Putinin, dhe me aleatët e tij.

Kina pretendon se është neutrale në luftë, por zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kohët e fundit se Kina po shqyrton dërgimin e ndihmës ushtarake për Rusinë.

Në përgjigje të kësaj, Kina i ka quajtur akuzat një fushatë shpifjeje dhe tha se është e përkushtuar t’u japë zë bisedimeve të paqes.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Qeveria e Lukashenkos, ndërkohë, ka mbështetur fuqishëm Moskën dhe ka lejuar që territori i saj të përdoret si një terren për pushtimin fillestar të Ukrainës një vit më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *