Lajme

S’kanë ku ti hedhin, banorët e Golemit në Lushnje bllokojnë rrugën me mbeturina

LUSHNJE – Banorët e fshatit Golem i madh në Njësinë Administrative Golem, Bashkia e Lushnjës për të disatën herë protestojnë për shërbimet e munguara. Një ndër ankesat kryesore e banorëve është mungesa e koshave të mbetjeve urbane që sipas tyre ka vite që është evidente.

Sipas banorëve mbetjet urbane hidhen vend e pa vend duke përbërë rrezik real për përhapjen e sëmundjeve madje edhe pranë institucioneve ka depozitim të mbetjeve në të cilat ka kafshë e shpendë të ngordhur.

Lexo më shumë  Dita 18: Rama jepe Dorëheqjen! - Mijëra qytetarë do të dalin sot në orën 19:00 para Kryeministrisë kundër Edi Ramës

Sot paradite banorët e Golemit bllokuan në mënyrë simbolike me thasë mbeturinash rrugën kryesore për të sjellë në kujtesë të bashkisë problemet që ata kanë banorët shprehen se janë taksapagues të rregullt, madje edhe për ndriçim e gjelbërim që mungojnë prej vitesh dhe janë fshati i vetëm në bashkinë Lushnjë që nuk kanë kosha për hedhjen e mbeturinave urbane.

Lexo më shumë  Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *