Bota

“Skandali Uber”, si u përfshinë Bideni, Macroni e Scholzi në biseda negociuese me CEO-n e kompanisë

Veç presidentit aktual të Francës Emmanuel Macron, dhe një ish-komisionereje  të Bashkimit Evropian, në skandalin e Uber janë të përfshirë edhe emra si Joe Biden, atëherë  zëvendës president dhe Olaf Scholz, që në atë kohë ishte kryebashkiak i Hamburg-ut.

Rrjedhja masive e infromacionit që është siguruar nga The Guardian përban 124,000 dokumente, të njohura si dosjet e Uber, nxjerr zbuluar praktikat e dyshimta etike që nxitën transformimin e kompanisë në një nga eksportet më të famshme të Silicon Valley.

Rrjedhja e informacionit për periudhën 5-vjeçare gjatë së cilës Uber drejtohej nga bashkëthemeluesi Travis Kalanick. Ky i fundit tentoi që ta fuste me zor shërbimin e taksive në qytete të ndryshme të botës, edhe pse duke shkelur ligjet dhe rregulloret e taksive në vendet përkatëse, raporton The Guardian.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Në dosje ka mesazhe mes Kalanick dhe Emmanuel Macron, të cilët e ndihmonin fshehurazi kompaninë në Francë kur ai ishte ministër i ekonomisë, duke i lejuar Uber-it akses të shpeshtë dhe të drejtpërdrejtë tek ai dhe stafi i tij.

Ndërsa, pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ishte kryebashkiak i Hamburgut në atë kohë, u tërhoq kundër lobistëve të Uber dhe këmbënguli për t’u paguar shoferëve një pagë minimale, një ekzekutiv u tha kolegëve se ai ishte “një komedian i vërtetë”.

Kur zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA-së, Joe Biden, mbështetës i Uber-it në atë kohë, ishte vonë në një takim me kompaninë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kalanick i dërgoi një mesazh kolegut: “Kam kërkuar që njerëzit e mi ta njoftojnë se çdo minutë që vonohet, është një minutë më pak që do të ketë me mua.”

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Pas takimit me Kalanick, Biden duket se e ka ndryshuar fjalimin e tij të përgatitur në Davos për t’iu referuar një CEO, kompania e të cilit do t’u jepte miliona punonjësve “lirinë për të punuar sa më shumë orë që dëshirojnë, për të menaxhuar jetën e tyre ashtu siç dëshirojnë”.

Në një deklaratë në përgjigje të informacioneve të botuara, Uber pranoi “gabime dhe hapat e gabuar”, por shtoi se ishte transformuar që nga viti 2017 nën udhëheqjen e shefit ekzekutiv aktual, Dara Khosrowshahi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *