Opinion/Aktualitet

Skandali në ceremoninë për Kadarenë/ Rama akuzë ndaj atyre që donin t’i rrëmbenin protagonizmin

Kryeministri Rama ka shkaktuar një gati incident në ceremoninë mortore të gjeniut të letrave shqipe në Teatrin e Operas. Në vend që në të vetmin fjalim të lejuar prej familjarëve, të merrej me Ismail Kadarenë, jetën dhe veprën e tij, ai e ka shndërruar fjalën e vet në një akuzë ironike kundër të gjithë atyre që kishin pasur një ide se ku mund të prehej trupi i shkrimtarit të madh. Dhe në një vend ku për gjithçka vendos një njeri i vetëm, kjo përbën një sakrilegj. Që në fillim të fjalimit në sallën e TKOB kryeministri e ka rrethuar territorin duke treguar se të gjitha detajet e ceremonisë vendoseshin prej tij.

Ai ka treguar  se ishte ai që u mor personalisht me dekorin dhe me pamjen që duhet të kishte sfondi në të cilin do të vendosej arkëmorti.

“Më thanë se aty gjendej hija e Nënë Terezës për një shfaqe që po përgatitej sonte. I thashë ta linin aty se qe ajo që duhej”, tregoi kryeministri duke shpjeguar ekzistencën e shenjtores me origjinë shqiptare që mbante një kryq të varur mbi trupin e pajetë të shkrimtarit.

Fiksimi për t’u marrë me dekorin e ngjarjeve të shënuara, që ndoshta lidhet me profesionin e vetëm që Rama ka pasur para se të bëhej kryeministrër, nuk shpaloset për herë të parë. Shefi i qeverisë pati treguar, më parë, se ai ka dizenjuar vetë fanelën e kombëtares që mori për herë të parë pjesë në një Evropian. Ai është mburrur se ka përcaktuar po vetë, fasadën e stadiumit Arena Kombëtare. Aq i fiksuar ëshë ai me lënien e gjurmës personale aty ku ka sensacion, sa këtë herë riskoi të kapërcejë çdo limit.

Lexo më shumë  Këlliçi: Ç'duhet të ndodhë më që Edi Rama të japë dorëheqjen?! Ka gjithë kabinetin e 2013-ës në burg!

Në fjalën gati 19-minutëshe në ceremoninë mortore në më shumë se gjysmën ai u mor me talljen dhe ironizimin e atyre që kishin propozuar me kokën e tyre dhe pa leje një vend-varrim special për të. Madje Rama në mënyrë absurde argumentoi gjatë se pse nuk ishin të denja as Varrezat e Dëshmorëve, as lulishtja përballë Rognerit, dhe as vendi pranë vëllezërve Frashëri, por se vendbanimi i fundit i Kadaresë duhet të ishte një vend special që ai nuk e kishte zbuluar dhe imagjinuar akoma.

“Ismail Kadareja e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija. Jo bashkë me dëshmorët, pasi ai jo vetëm që nuk ishte dëshmor, dhe nuk kishte gjëkundi në asnjë qelizë të tijën dëshirën për të rënë dëshmor.

Jo bashkë me vëllezërit Frashëri, të cilët ishin ndër të paktit që ai i nderonte sinqerisht. Sepse as nuk ia kanë borxh t’i bëjnë vend në varret e tyre, as nuk na i kishte Ismaili borxh që t’ia ndalojmë vetminë e tij, aq shumë të dashur, vetëm e vetëm se nuk na ndalon dot na parë me shpotinë e vetë për të na thënë atë “jo nuk dua”-n e tij proverbiale. Jo te parku përballë Rognerit dhe as te fusha e gjelbër prapa Kryeministrisë, pasi jo vetëm që një vend i qytetëruar nuk i mban bashkë në të njëjta mjedise të hapura urbane të gjallët dhe të vdekurit, pa i ndarë së paku me mure të larta apo distance të mjaftueshme për të parë përditë njëri tjetrin, por edhe kur mendon se Ismaili i ikte vendeve ku mblidheshin njerëz. Kjo do të ishte si t’i imponohej përjetësisht bashkë me vdekjen dhe një dënim fatal i barabartë me jetën në ferr”, tha Rama.

Lexo më shumë  Kur Rama mbronte ish-ministrin e shëndetësisë: Beqaj nuk ka abuzuar me fondet e BE-së

Thuhet se familja Kadare ka pasur një propozim fillestar për varrezat e dëshmorëve, të cilët Ismaili i ka përjetësuar me vargun e famshëm kundër armiqve të klasës: “Donin të ngrinin nga varri dhe të rivrisnin të rënët”. Më pas, mes familjarëve ka qarkulluar një ide për ta shpënë banesën e fundit të shkrimtarit në Kosovë dhe kjo e ka tërbuar Edi Ramën, i cili që tani po mendon se si do të dizenjojë një rivarrim të shkrimtarit, një fjalim të dytë me këtë rast, ndërkohë që përkohësisht trupi i tij do të prehet në varrezat e Tufinës…

Natyrisht deri sa Rama të bëjë skicat, të dizenjojë vendodhjen e re, për atë që shpalli sot se “Ismaili duhet të prehet në një banesë që të jetë vetëm e tija”, natyrisht pasi të përgatisë edhe fjalimin e radhës, që besohet se këtë herë do të jetë për figurën e Kadaresë dhe jo kundër atyre që donin t’i merrnin protagonizmin e ceremonisë./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player