Bota

Skandali në bazën e NATO-s në Itali, zbulohet e inflitruara e Putinit

Një hetim i kryer prej dhjetë muajsh nga gazeta italiane ‘Repubblica’ së bashku me faqen investigative Bellingcat, të përjavshëm gjermane Der Spiegel dhe The Insider kanë zbuluar misionin sekret të asaj që cilësohte si ‘protagonisti i operacionit më të bujshëm të inteligjencës të kryer nga Rusia në Itali’. 

Kjo protagoniste është  Maria Adela Kuhfeldt Rivera e lindur në Peru nga një baba gjerman dhe më shumë se prej 10 vitesh ishte pjesë e rretheve shoqërore të të kryeqytetit të Campania për të depërtuar në majën e Aleancës Atlantike.

Lexo më shumë  NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

Maria Adela Kuhfeldt në rrethet shoqërore njihej me emrin Olga Kolobova 

”Gjurma kryesore që të lidh me shërbimet sekrete të Moskës – shpjegon Repubblica – është pasaporta ruse e përdorur për të hyrë në Itali: ajo i përket të njëjtës seri speciale të përdorur nga 007 e Gru, inteligjencë ushtarake nën urdhrat e Kremlinit”. 

“Hetimi ynë –thotë gazeta nuk arriti të zbulojë se çfarë informacioni u mor nga Adele, ose nëse ishte në gjendje të fuste viruse në kompjutera ose në telefonat e miqve të saj.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Megjithatë ajo kishte kontakte me figurat kryesore në Bon dhe të Marinës amerikane, asnjë agjent rus nuk kishte arritur të depërtonte kaq thellë në samitin e Aleancës Atlanitke.’’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *