Skandali në bazën e NATO-s në Itali, zbulohet e inflitruara e Putinit
Një hetim i kryer prej dhjetë muajsh nga gazeta italiane ‘Repubblica’ së bashku me faqen investigative Bellingcat, të përjavshëm gjermane Der Spiegel dhe The Insider kanë zbuluar misionin sekret të asaj që cilësohte si ‘protagonisti i operacionit më të bujshëm të inteligjencës të kryer nga Rusia në Itali’.
Kjo protagoniste është Maria Adela Kuhfeldt Rivera e lindur në Peru nga një baba gjerman dhe më shumë se prej 10 vitesh ishte pjesë e rretheve shoqërore të të kryeqytetit të Campania për të depërtuar në majën e Aleancës Atlantike.
Maria Adela Kuhfeldt në rrethet shoqërore njihej me emrin Olga Kolobova
”Gjurma kryesore që të lidh me shërbimet sekrete të Moskës – shpjegon Repubblica – është pasaporta ruse e përdorur për të hyrë në Itali: ajo i përket të njëjtës seri speciale të përdorur nga 007 e Gru, inteligjencë ushtarake nën urdhrat e Kremlinit”.
“Hetimi ynë –thotë gazeta nuk arriti të zbulojë se çfarë informacioni u mor nga Adele, ose nëse ishte në gjendje të fuste viruse në kompjutera ose në telefonat e miqve të saj.
Megjithatë ajo kishte kontakte me figurat kryesore në Bon dhe të Marinës amerikane, asnjë agjent rus nuk kishte arritur të depërtonte kaq thellë në samitin e Aleancës Atlanitke.’’
Rruga Press