Lajme

Skandali me Spitalin e Fierit/ Qytetarët i drejtohen privatit për analiza: Atje nuk ka mjekë, të sorollatin shumë

Ditën e djeshmë Faxnews raportoi se në Spitalin Memorial të Fierit nuk kryheshin analizat. Edhe pacientët e shtruar aty, vinin me analizat e bëra në privat, pasi nuk u ofrohej ky shërbim.

Qytetarët sorallaten nëpër poliklinika për të bërë analiza apo edhe për shërbimet e tjera.

Një pjesë e qytetarëve shprehen se tek Spitali Memorial nuk kanë marrë asnjë shërbim ndaj edhe janë ndetyruar ti rikthehen poliklinikës pasi atje nuk ka mjek dhe analizat duhet ti bëjnë diku tjetër.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Qytetarët e fierit shprehen se edhe pse janë të siguruar, detyrohen që të bëjnë analiza në Fier.

“Shiko e di si është problemi, shërbimi është i mirë por nuk ka mjek, unë nuk kam zgjidhur gjë. Vajta për operacionin e gruas, ike e blije më thanë ata e ta bëjmë ne operacionin”.

“Jo nuk kemi vajtur asnjëherë, jam lidhur me doktoreshën këtu”.

“Do shumë procedura, të sorollasin shumë, të siguruar dhe vemi te privati, nuk kemi shanse atje”. “Ja po presim, po bëjmë një orë e ca. Ne do presim nga e keqja, skemi ca bëjmë, zyra rri bosh, doktorë nuk ka”.

YouTube player

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *