Lajme

Skandali me publikimin e të dhënave, jep dorëheqjen Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

Drejtori i Sistemit Informatik në Drejtorinë e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen.

Vendimi vjen pas skandalit të publikimit të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, të dhëna që po qarkullojnë në duart e kujtdo në internet.

Drejtori i Sistemit Informatik është vendosur në dispozicion të hetimeve që ka nisur Prokuroria e Tiranës.

Ndërkohë sot, skandali është thelluar pas publikimit të një tjetër databaze, me targat e makinave të shqiptarëve.

Prokuroria po kryen hetime për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *