Lajme

Skandali me incineratorët, Avokati i Shtetit kërkoi ndryshimin e kontratës ministria heshti

Kontratat për koncesionet e incineratorëve të përpunimit të mbetjeve janë miratuar ashtu si dhe i kanë kërkuar kompanitë.

Madje edhe pse institucionet shtetërore kanë kërkuar rishikimin e disa neneve, që shkonin në shërbim të shtetit dhe të publikut nuk janë pranuar.

Të paktën kjo pasqyrohet në dokumentet zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të Avokaturës së Shtetit.

Në materialet që i përkasin Fierit thuhet ndër të tjera se Avokatura e Shtetit ka propozuar që në nene të kontratës t’i vendosej detyrim kompanive vendosja e aseteve si garanci.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

Në fakt ka qenë ministria e Mjedisit që i ka kërkuar mendim për marrëveshjet e propozuara. 

Por skandali shkon edhe më tej kur Avokatura shprehet se për të shkuar deri në firmosje duhet të respektohen standardet e procedurës së përzgjedhjes përmes konkurrimit.

Madje edhe për zbatimin e projektit është parë e domosdoshme që të përcaktohet ngritja e komisionit të zbatimit të projektit një muaj para punimeve.

Çuditërisht sipas të dhënave të paraqitura në Komisionin Hetimor Parlamentar thuhet se asnjë prej rekomandimeve nuk është zbatuar.

Veprime këto të çuditshme dhe që kanë ngritur dyshime për korrupsion.

Lexo më shumë  LVV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, Alim Rama i drejtohet me letër Presidentes Osmani

Sa i përket Tiranës ndër të tjera akuza janë ngritur dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj. Sipas Jorida Tabakut ministrja e Mjedisit ka kërkuar mendim nga të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës, por se për ta përgjigje ka kthyer vetëm Veliaj duke mos mbledhur as Këshillin Bashkiak.

Deri më tani SPAK ka përfunduar hetimin për Fierin ndërsa vazhdojnë për Tiranën dhe Elbasanin.

Rruga Press

YouTube player