Lajme

“Formimi i qeverisë së re, antikushtetuese” Thellohet ngërçi në Mal të Zi

Zyra e kryeministrit Zdravdko Krivokapiç ka njoftuar se me shkarkimin e një qeverie, askush nuk mund të vijë në krye të ekzekutivit në Mal të Zi pa zgjedhje parlamentare.

Deklarata e Kryeministrisë malazeze vjen pas njoftimit të kreut të Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviç për shkarkimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie pakicash.

Kryeministria thotë se zgjedhja e një kryeministri të ri pas shkarkimit të atij aktual pa zgjedhje shkel Kushtetutën.

“Kushtetuta e Malit të Zi nuk i lë hapësirë presidentit që t’i japë mandatin dikujt tjetër për të formuar qeveri, kur ia ka dhënë njëherë këtë të drejtë një kryeministri tjetër, i cili mori edhe mbështetjen e shumicës së Kuvendit. Kushtetuta e përcakton qartë se presidenti ka të drejtë vetëm brenda 30 ditëve t’i japë mandatin për formim qeverie më shumë se njëherë. Kujtojmë që qeveria aktuale e ka kaluar këtë afat, pasi është zgjedhur në 23 shtator 2020.”

Zyra e kabinetit qeveritar shton më tej se në rast se presidenti Gjukanoviç i jep Abazoviçit apo dikujt tjetër mandatin për të formuar qeveri të re, do të shkelte nenin 103 të Kushtetutës dhe çështja do të shkonte drejt Gjykatës Kushtetuese.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve të komunitetit joshumicë

Të enjten kryeministri Zdravko Krivokapiç njoftoi se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe se çështja mund të zgjidhej vetëm përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.

Situata politike në shtetin fqinj u përkeqësua pas ofertës së shqiptaro-malazezit Dritan Abazoviç i cili njoftoi për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Krivokapiçit që do të mbahet në 4 shkurt.

Nga ana e tij kreu i qeverisë, thirri seancë të jashtëzakonshme në 3 shkurt për shkarkimin e zv/kryeministrit Dritan Abazoviç.

Lexo më shumë  Sharjet e nxitja e dhunës pritet t’u kushtojnë deputetëve deri në 344 euro

Rruga Press

YouTube player