Lajme

Skandali me databazën e pagave, Berisha thirrje për protestë: Të ngrihemi kundër regjimit mafioz dhe narkoshtetit të Edi Ramës

Sali Berisha ka thirrur në protesta vendin për daljen e të dhënave personale.

“Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetareve te tij!

Protesta dhe vetem protesta eshte shpetimi i Shqiperise.

Miq, si ne asnje vend tjeter te botes, demokraci qofte apo diktature nuk ndodhe kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi: Gjithçka ne duart e mafies dhe krimit te organizuar.

Ne Shqiperi si ne asnje vend te botes te gjitha sistemet dixhitale te narkoshtetit jane ne kontroll te plote te mafies shteterore te droges dhe krimit, e cila perdor te dhenat e tyre per terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk te narkoshtetit dhe bandave te tij ndaj qytetareve.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Nxjerrja e te gjithe databazes se shtetit, de facto narkoshtetit, pra te te gjitha te dhenave te privatesise se qytetareve nga kreu i Meduzes Edi Rama dhe banda e tij per te maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete qe sipas Kontrollit te Larte te Shtetit arrijne ne 8,2 miliard euro, perben aktin me te rende dhe me te pashembullt ne historine e nje shteti.

Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt te Edi Rames ne plaçkitjen e 20 milione deklaratave ne serverin e tatimeve, dergimin ne seline e PS ne duart patronazhisteve te te dhenave personale te rreth 1 milione shqiptar per terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave te mbi 600 mije punonjesve publik dhe privat vendas dhe te huaj te Shqiperise dhe se fundi publikimi i te gjitha targave te leshuara ne Shqiperi duke bere keshtu objekt sulmesh te qindra mijra shqiptareve nga narkoshteti dhe bandat e tij mafioze!

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Ky megaskandal i pandodhurkund ne bote eshte nje thirrje, nje kushtrim per opoziten dhe mbare shoqerine shqiptare te ngrihen ne protestat me te fuqishme qe vendi ka njohur keto 30 vite per permbysjen sa me pare te rregjimit mafioz kriminal te kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit te tij ne Shqiperi”, shkruan Berisha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *