Lajme

Skandali me audiopërgjimin e Veliajt, Berisha: Lal plehu konfirmon SPAK-un si vegël të partisë së krimit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimit të  kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili kërcënon hapur institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky përgjim konfirmon se SPAK është vegël e partisë Socialiste, të cilën Berisha e konsideron se parti të krimit.

Ai shton se Edi Rama së bashku me vëllanë e tij  Olsi Rama kuron të marrë nën kontroll edhe FSHF dhe të vendos pushtetin

Postimi i Berishës: 

Hidhe me videon

Super Skandal!

Nje pergjim qe ben autopsine e narkoshtetit!

Kreu i Meduzes se bashku me Olsin kerkon te marre nen kontroll edhe FSHF dhe te vendos pushtetin absolut!

Lal plehu konfirmon SPAK-un si vegel te partise se krimit!

Nga pergjimi del se Lal Plehu ne mbledhje perdori nje fjalor te ndyre prej halabaku!

Miq, mediat publikuan nje pergjim te nje takimi te fshehte, te zhvilluar dje te Lal Plehut ne te cilin ai ka pohuar me gojën e vet para anëtarëve të shoqatës së futbollit “Tirana” se e kontrollon ai drejtësinë dhe prokurorinë speciale SPAK. Ne takim ai deklaron:

Jo UEFA e FIFA te zbrese, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi te zbresin nuk e ndalin dot luften time. Une do te bej çdo gje per t’ia nxire jeten ketyre me prokurori e SPAK. Tani edhe ne rastse duam te terhiqemi nuk terhiqemi dot sepse nuk terhiqen agjensite qe jane vene ne livizje, prokuroria eshte vene ne levizje’, – thote mes te tjerash Veliaj, qe implikon veten edhe me rende, duke u shprehur si me poshte:

“Futbolli eshte i vetmi ishull qe na ka mbetur pa vene nen kontroll.”

Ne vazhdim pergjimi nxjerre te gjithe fjalorin e ndyre prej rrugaci ordiner qe perdor ne takim Lal Plehut:

“Po mir mer Sul (i drejtohet ish-futbollistit dhe ish-trajnerit te mirenjohur, Sulejman Mema, i cili eshte aktualisht kryetar i Shoqates Rajonale të Futbollit Tirane), që qesh me mu tani, po si ka mundesi qe jua ka marre dinjitetin, jua ka marre burrerine, si mund t’i presi robi k*qet dhe te sillesh si rrote k***, duke qene çun futbolli tere jeten?” – thote Lal Plehu, qytetari i pare ne fakt horri i pare me kollaro i Tiranes.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra
YouTube player