Lajme

SKANDALI/ FSHF publikon përgjimin e Erion Velisë: S’jemi ku*rva që fshihemi. Do i bëjmë sh*rrën. Futbolli i vetmi ishull që s’e kemi nën kontroll

FSHF publikon audiopërgjimin me të cilën thotë se vërtetohet presioni që bën kryebashkiaku Erion Veliaj  për të ndaluar rikandidimin e Dukës.

Bëhet fjalë për mbledhjen e mbajtur mbrëmë mes kryetarit të bashkisë Erion Veliaj me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë, në një nga hotelet në qendër të Tiranës me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë.

“Një fjalor prej rrugaçi e të fortë lagjeje dhenë ca momente si prokuror” tha zyrtari i FSHF-së.

Audiopërgjimi është mbi 20 minuta.  

“Në audiopërgjim zëri dëgjohet kur thuhet: “Do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për ti bërë shurrën.  Jo Uefa e Fifa të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time.  Unë do të bëj çdo gjë për tia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është I vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll” tha me tej Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani.

Lexo më shumë  Kurti takim me Taravarin, zbardhen temat e diskutuara mes dy liderëve

Pjesë e audiopërgjimit është dhe momenti kur i drejtohet Sulejman Memës kryetarit të Shoqatës së Tiranës 

“Po mirë mor Sul që qesh me mu. Si ka mundësi që ju ka marrë dinjtetin, burrërinë. Si mund të presë robi k… e të sillet si rrotë k… ndërkohë që është njeri i futbollit ka luajtur gjithë jetën futboll. Ne nuk jemi kurva që fshihemi. Ne jemi burra. E 40 burra do shkojmë aty për ti bërë shurrën.”

Ndër të tjera ai kërkon që të mbështetet kandidatura e Eduard Prodanit

Lexo më shumë  Deri me tani 313 serbë kanë konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS

“Jam kryetar bashkie dua ta kontrolloj unë futbollin. Shtëpinë time. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Judo të ,mbëshgtesin në bllok Eduard Prodanin”

YouTube player

Rruga Press

YouTube player