Lajme

SKANDAL| Shqiprim Arifi largon rininë shqiptare nga Presheva në Gjermani për përfitime personale

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dyshohet se me ndërmjetësimin e firmës “WSCHB&L.PLANET DOO” në Preshevë po e mundëson punësimin e të rinjve të Preshevës në kompaninë e dhëndrit të tij, “Worklink Construktion GmbH” në Gjermani, duke e ndihmuar kështu shpopullimin e Preshevës nga shqiptarët.

Përmes burimeve të saja, KosovaNews merr vesh se kompania e biznesit “WSCH B&L.PLANET DOO” me bazë kryesore në Preshevë, me pronar Lavdrim Nuhiu, e që ka seli edhe në Mannheim të Gjermanisë, është bashkëpunëtor i Shqiprim Arifit.

Lexo më shumë  Vdiq Pjetër Ivezaj në Michigan – protagonisti i një ngjarje kthese në historinë e komunitetit shqiptar në SHBA

Ndërkaq, kompania “Worklink Construktion GmbH”, po ashtu në Mannheim të Gjermanisë, është e regjistruar në emër të Berat Jusufit që është burri i vajzës së (dhëndri) Shqiprim Arifit.

Në bazë të regjistrave, adresa e që të dyja këto kompanive në Gjermani figuron të jetë e njejtë:

Adresa dhe regjistri i selisë së Kompanisë “WSCHB&L.PLANET DOO” të Lavdrim Nuhiut në Gjermani
Adresa dhe regjistri i kompanisë “Worklink Construktion GmbH”, të Berat Jusufit (dhëndri i Shqiprim Arifit)

Sipas burimeve, kryetari Arifi së pari po i drejton të rinjtë në kompaninë “WSCH B&L.PLANET DOO” të bashkëpunëtorit të tij Lavdrim Nuhiu, në mënyrë që kjo e fundit t’u mundësoj marrjen e vizës së punës për punësim në kompaninë e dhëndrit të Arifit “Worklink Construktion GmbH” që operon në Mannheim të Gjermanisë.

Lexo më shumë  Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte kundër njerzimit, bashkëpunoi me serbët në masakrën e Izbicës

Burimet thonë se prapa të dyja këtyre firmave ndërmjetsuese, qëndron vet Shqiprim Arifi i cili dyshohet se po kontribon në punësimin e të rinjëve nga Presheva në Gjermani për përfitime materiale. /KosovaNews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *