Lajme

SKANDAL/ Samir Mane futet në librat shkollorë, reklamon vilat e “Rolling Hills”

“Perlat” që shkruhen në librat e shkollës nuk kanë munguar kurrë, por kësaj here është rritur niveli. E në të gjitha kuptimet e fjalës. Në librin e historisë së klasës së katërt, nxënësve u jepet përkufizimi i fshatit. E cili fshat mund ta përshkruante më mirë sesa ai i biznesmenit Samir Mane, i ndërtuar në periferi të Tiranës, si një zonë “ekskluzive” ku jo çdo kush ka “xhep” ta përballojë.

“Pothuaj të gjitha shtëpitë e fshatit janë bërë të reja. Banorët atje janë dashamirës edhe me çdo kalimtar. Fshati është vërtetë i bukur dhe atje jetohet mirë,”-shkruhet në tekstin e shkurtër ku sqarohet ‘mrekullia’ mbi tokë e ndërtuar nga biznesmeni.

SHËNIMI I PLOTË në LIBËR:

Dikur fshatrat qeveriseshin si komuna, ku disa fshatra përbënin një të tillë. Ditët e sotme ato janë bërë pjesë e bashkive të mëdha. Drejtuesit e bashkive për t’u kujdesur për fshatin, caktojnë një adminsitrator. Rruga automobilistike të çon drejt e në qendër të fshtit. Me rrugë të asfaltuara ai lidhet jo vetëm me qytetin, por edhe me fshatra të tjera. Pothuaj të gjitha shtëpitë e fshatit janë bërë të reja. Në qendër të fshatit është shkolla dhe qëndra shëndetësore. Banorët atje janë dashamirës edhe me çdo kalimtar. Fshati është vërtetë i bukur dhe atje jetohet mirë.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama krenohet në daljet e tij publike se në shkolla ka futur libra të “Cambridge” dhe “Oxford”, por nuk qenka i vetmi. Edhe Mane duhet të krenohet se librat e huaj paskan foto të ndërtimeve të tij. Përtej gjithë ironisë, a mban kush përgjegjësi për këta libra? Si ka mundësi që reklamohet kaq hapur një biznesmen, duke u shitur të miturve si një panoramë normale një zonë kur një vilë më e thjeshtë, kushton jo më pak se 1 milionë euro? A mban përgjegjësi, a i kontrollon njeri tekstet apo shtëpitë botuese fusin brenda tyre çfarë të duan? Po ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e ka parë këtë pjesë të librit? A kanë ndonjë ide tekstshkruesit sesi janë fshatrat në Shqipëri, apo jetojnë akoma me frymën e realizimit socialist ku çdo gjë është e bukur dhe pa probleme.

Lexo më shumë  Kosova pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *