Skandal/Salillari hedh në Vorë mbetjet inerte të Unazës së Madhe
Salillari tashmë e ka kthyer në një kosh të madh plehrash Tiranën. Nga filmimet e ardhura në redaksi rezulton, se Salillari ka hedhur në Vorë mijëra tonët e inerteve që ai ka nxjerr nga hapja e gropave në Unazën e madhe.
Vepër të cilën e ndërton pikërisht firma e ndërtimit “Salillari”. Të dyja anët e rrugës së Vorës shihen qartë me sy të lire, se mbajnë mijëra tonë inerte që vijnë nga kamionët e kësaj kompanie. Për gati një vit kamionët e firmës së ndërtimit “ Salillari” nisëshin kryesisht natën dhe shkarkonin inerte në mënyrë të paligjshme në zonën e Vorës. Inspektorët e mjedisit, janë në dijeni të këtij fakti, por nuk kanë reaguar. Ky dëm katastrofal tashmë ka ndodhur dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Mbrojtja që i bëhet këtij subjekti ndërtimi, është e çuditshme, pasi edhe me video dhe dëshmi katërcipërisht të vërtetuara “Salillari” vazhdon të ketë të njëjtën arrogancë për të thyer ligjin. Me sa duket puthja në ballë nga kryeministri Rama ka qenë imuniteti që “Salillari” të shkatërrojë mjedisin pa u kapur dhe pa u dënuar.
Të depozitosh në mënyrë të jashtëligjshme inertet e një vepre publike për të cilën menaxhimi i inerteve është përllogaritur që në projekt nga qeveria Shqiptare, do të thotë se puthja në ballë është më e rëndësishme se ligji në Shqipëri. Pas këtij skandali që u zbulua nga dëshmitë dhe filmimet mbi unazën e madhe “Salillari” të njëjtën gjë po bën aktualisht edhe me inertet e kompleksit të tij pranë Kopshtit Zoologjik. Inerte të cilat i shkarkon në mënyrë të jashtëligjshme në fshatin Ibë.
Denoncimet e banorëve në media mbetën aty dhe shteti përballë Salillarit ka lidhur duart. Ky i fundit pasi e pa veten në faqet e portaleve vendosi të reagojë, por duke shkelur sërish ligjin. Inertet e ndërtimit që po bën pranë Kopshtit Zoologjik i hodhi këtë herë në Vorë.
U rikthye në vendin e krimit në të cilin kishte depozituar në mënyrë të jashtëligjshme inertet e Unazës së Madhe të Tiranës. Falë “Salillarit” dhe mbrotjes flagrante nga shteti, ky njeri sot ka mbushur Tiranën, Vorën dhe fshatin Ibë me inerte ndërtimi. Në bazë të Ligjit mbi menaxhimin e Mbetjeve “Salillari” duhet të dënohej nga kodi Penal 2 deri në 10 vjet burg. Por ndotësi më i madh i Tiranës i kapur në flagrancë e ka sfiduar edhe ligjin, edhe shtetin.
Rruga Press


