Lajme

SKANDAL! Publikohet lista me rrogat dhe punët e qytetarëve, qarkullon në WhatsApp

TIRANË– Një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagën përkatëse po qarkullon në Whatsapp.

Vetëm pak muaj pas skandalit të patronazhistëve ku u zbuluan të dhënat personale të më shumë se 910 mijë qytetarëve, tashmë është bërë publike një tjetër databazë.

Lexo më shumë  Haxholli: Ish presidentja Osmani krijoi kaos me 20 ambasadorë me mandate të tejkaluara, një devijim serioz në diplomaci

Opinion.al shkruan se posedon të gjitha të dhënat që po shpërndahen me shpejtësi por për  ruajtje të privatësisë nuk e bë publike listën.

Burimi nga ku ka nisur shpërndarja nuk dihet, por këto të dhëna shënojnë një skandal mjaft të rëndë. Tashmë, përveç gjeneraliteteve janë bërë publikë dhe pozicionet e punës që ka çdo qytetar e pagat që marrin, duke cënuar rëndë privatësinë. Nga ana e autoriteteve nuk ka ende një reagim.

Lexo më shumë  Ish- kryebashkiaku i Nju Jorkut, banori më i ri i Tiranës, Politico: Si Adams si Rama përballen me akuza për korrupsion

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *