Lajme

Skandal/ Në kategorinë e parë të futbollit, presidenti dhe tifozët e Shën Kollit dhunojnë futbollistët e KF Orikut

Në javën e shtatë të kampionatit të Kategorisë së Parë ndërmjet ekipeve të Shën Kollit dhe KF Oriku po ndodh sërisht fenomeni i dhunës në fushën e blertë dhe në stadiume. Kësaj rradhe jo vetëm që tifozët e ekipit të Shën Kollit kanë hyrë në fushë por dhe president i këtij ekipi është future në fushë në mënyrë të paligjshme.

Burime për Rruga Press bëjnë me dije se tre futbollistë të KF Orikut kanë përfunduar me fraktura në sy ku për pasojë janë nxirë. Nuk ka shpëtuar në këtë rast dhe trajneri i ekipit të KF Orikut ku dhe ai ka marrë plagë si pasojë e dhunës ushtruar tek ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Tifozët vendas të Shën Kollit bashkë me presidentin kanë penguar zhvillimin e ndeshjes duke hyrë frocërisht në fushë, gjatë përfundimit të pjesës së dytë. Kujtojmë se deri në min e 86 ndeshja ishte në favor të ekipit të KF Orikut. Gjithashtu bëhet me dije se forcat e policisë kanë ndërhyrë me shumë vonesë në stadium gjë që ka sjellë dhe degradimin e ngjarjes edhe të dhunës në fushë.

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *