KryesoreLajme

Skandal me diplomat false në Shqipëri, Guarda di Finanza zbulon skemën

Nëntë persona janë arrestuar nga policia italiane pas një hetimi disa mujor të një rrjeti të fabrikimit të diplomave false që lëshoheshin nga një universitet privat në Shqipëri.

Hetimi i Guarda di Finanza ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë.

Sipas mediave italiane, por dhe dosjes hetimore, pjesë e skemës është edhe një zyrtar i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën nëpërmjet Kolegjit Universitar Wisdom.

Lexo më shumë  “Gjeografia e pabarazisë”, BIRN: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Dokumenti italian flet se zyrtari i akreditimit të diplomave në Shqipëri është korruptuar në një rast me një çantë të shtrenjtë të markës Luis Viton në vlerën e dy mijë eurove.

Mes të ndaluarve në Itali është edhe Savino Cianci i cili në Shqipëri rezulton administrator i kolegjit universitar Wisdom.

Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe 10 milionë euro pasuri.

Lexo më shumë  Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, kryesojnë India dhe Filipinet

Edhe pse në Itali diplomat apo kualifikimet nuk do të kishin vlerë juridike, ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat e falsifikimit, mashtrimit dhe pastrimit të parave.

YouTube player