Bota

‘S’kam pse të luftoj’/ Ushtari rus shet tankun e tij në Ukrainë për 10,000 dollarë

Një histori e pabesueshme nga lufta në Ukrainë u bë virale sepse raportohet se një ushtar rus ka shitur tankun që drejtonte për 10 mijë dollarë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, një burrë i quajtur Misha, kontaktoi zyrtarët dhe u ofroi atyre t’u shisnin tankun që zotëronte. Viktor Andrusivi, një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, theksoi se oferta e Mishës iu përcoll Ministrisë së Mbrojtjes dhe u bë një takim me ushtarin rus. Sipas Daily Sabah, takimi u bë dhe rusi dorëzoi tankun e tij për 10,000 dollarë.

Lexo më shumë  Ministrja gjermane në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

“Siç na tha, mbeti vetëm me tankun teksa u larguan shokët. Ai na tha se nuk shihte asnjë arsye për të luftuar. Ai nuk mund të kthehej në shtëpi sepse do të vritej. Misha mori 10,000 dollarë dhe të drejtën për të aplikuar për shtetësi. “Ai po mbahet në kushte të favorshme”, tha Andrusivi në Facebook.

Yuri Gusevi, CEO i kompanisë shtetërore të pajisjeve ushtarake, theksoi se 1 milion dollarë do t’i paguhen çdo rus që do të dorëzonte një avion luftarak dhe 500,000 dollarë për një helikopter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *