Lajme

‘S’ka më para’/ Neuropsikologjia-Ramës: U ktheva të punoja, isha ‘e mbikualifikuar’

Enida Bozheku ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të hequr fondin e ekselencës për studentët që ikin jashtë vendit e nuk kthehen më në atdhe. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan dhe tregon eksperiencën e saj, duke renditur të gjitha problemet që hasi për punësim në vendin e saj. Në postimin e saj, Bozheku shkruan se pasi përfundoi studimet jashtë, u kthye në Shqipëri në vitin 2014, por u has me probleme për të gjetur një vend punë. E gjitha sepse ishte e mbikualifikuar!

“Ne te vertete, pasi u doktorova dhe erdha ne Shqiperi, rilindset e tua me thonin se isha overqualified; se duhej te kthehesha nga kisha ardhur (a thua se nuk isha shqiptare); me thonin, se si une kishte plot; se rilindja s’kishte nevoje per mua apo njerez si une (dinim shume); se punen ta gjeja vet, se ska vende per te shkolluarit jashte; se punet i di me mire rilindja; se shteti ka ekselenca me tonelata,”-shkruan ajo.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Ndërkohë që sqaron se edhe vetë ka respektuar deri në fund kontratën me shtetin duke punuar në administratë deri në vitin 2018, por vuri theksin se nuk e kishte vendosur që tashmë të jepte kontributin e saj në fushën akademike.

Dje, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama tha se paratë do të shkojnë për studentët me 10-ta që studiojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Sipas tij, kjo do të ndikojë në rritjen e ekspertëve, rritjen e nivelit të arsimit në vend dhe do të nxisë të rinjtë të mos largohen nga vendi.

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Rruga Press

YouTube player