Bota

S’ka më makina luksoze në Rusi, prodhuesi gjigand pezullon dërgesat në Rusi

Prodhuesi i makinave luksoze Jaguar Land Rover (JLR) ka pezulluar sot dërgimin e automjeteve në Rusi, duke iu bashkuar thirrjes së perëndimit për sanksione të ashpra kundër Kremlinit.

Sekretari britanik i biznesit, Quasi Quarteng, e përshëndeti masën e kompanisë, duke thënë se JLR u shtua në listën e kompanive dhe qeverive që kërkojnë të izolojnë Rusinë për pushtimin e saj ndaj Ukrainës.

Prodhuesi i makinave, i cili ka selinë e tij në Coventry dhe fabrikat në Castle Bromwich dhe Solihull, shiti 6,900 automjete në Rusi vitin e kaluar, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

Më herët kompania Nokia ndaloi dërgesat pajisjeve elektronikë në Rusi.

Ndërkohë Parlamenti Evropian është shprehur kategorikisht kundër luftës që Putin I ka shpallur Ukrainës, me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, që ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, duke e cilësuar ofensivën ushtarake ruse, brutale dhe të bazuar në gënjeshtra të neveritshme.

Ai tha se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ndodhet nën sulm dhe i përshkroi veprimet e Moskës si “terrorizëm gjeopolitik, thjeshtë dhe pastër”.

Lexo më shumë  Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE-ja s’do ta lejojë kurrë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, që ta shkatërrojë Ukrainën. Von der Leyen pas kësaj deklarate u prit me ovacione dhe duartrokitje nga eurodeputetët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *