Bota

“Sjell dëme në shoqëri”- Një tjetër shtet ndalon aplikacionin “Tik Tok”

Në Nepal qeveria ka vendosur ndalimin e përdorimit të medias sociale “Tik Tok”. Vendimi argumentohet me dëmet që sjell në shoqëri ky aplikacion. Sipas qeverisë së Nepalit ky aplikacion ndikon në harmoninë sociale dhe jep mesazhe të gabuara për të rinjtë.

Në Nepal ka pasur reagime të shumta për mesazhet që transmetohen në videot e Tik Tok. Institucionet kanë bërë disa padi për nxitje të urrejtjes fetare, dhunë dhe abuzime seksual. Në disa raste videot e publikuara në “Tik Tok” kanë çuar në përleshje masive si dhe krime të ndryshme.

Lexo më shumë  Ish-deputeti evropian i partisë Brexit në gjykatë për akuzat për ryshfet të lidhura me Rusinë

Një rast që ka sjellë dhunë në Indi dhe vende të tjera ka qenë ai i përplasjes mes myslimane dhe besimeve të tjera për shkak të publikimeve në këtë aplikacion.

“TikTok” ka më shumë se një miliard përdorues në gjithë botën. Disa shtete në Amerikë kanë marrë masa për kufizimin e përdorimit të tij. Gjithashtu institucionet e Bashkimit Europian kanë kërkuar që aplikacionet kineze të mos përdoren në pajisjet dhe telefonat e zyrtarëve, pasi ekziston rreziku për vjedhje të të dhënave.

Lexo më shumë  Kush po gënjen, Trumpi apo Putini? Lavrov: Askush nuk na ka pyetur për vendosjen e trupave paqeruajtëse evropianë në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player