Lajme

Situatë qesharake, Haradinaj thotë se e lexoi draftstatutin “që nuk e panë” PDK-ja e LDK-ja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak kanë pasur mundësi ta lexojnë në tërësi dokumentin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin në PDK e LDK thanë se nuk e kanë parë.

Ai ka thënë se kanë zhvilluar bisedë për hapat e mëtejmë që e presin Kosovën dhe çfarë mund të pres Kosova pas implementimit të planit franko-gjerman.

“E kemi lexuar draftin në tërësi. Drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep qytetarëve në këto komuna. Çdo herë u referohet ligjeve dhe Kushtetutës. Komentet se a pajtohemi me këtë draft do të bëhen pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë draft pra nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave dhe Asociacioni nuk merr nga këto përgjegjësi, por janë plotë lehtësira që krijohen në arsim, shëndetësi, funksion dhe mundësi që jep Asociacioni”, ka deklaruar ai pas takimit me Lajçakun.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Ndërsa liderët e partive të tjera opozitare janë ankuar se po mbahen në terr informativ sa i përket procesit të dialogut si dhe draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratat që i kanë dhënë ata pas takimit që e kanë zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ata kanë thënë se ende nuk e kanë parë draftin që i është propozuar Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lajcaku u ka thënë se ai është në përputhje me Kushtetutën, por se ata nuk e kanë parë ende dokumnetin.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se opozita po mbahet në terr sa i përket draft-statuti.

A e ka përzgjedhur Lajçaku Haradinajn apo dikush po gënjen?

Rruga Press

YouTube player