KryesoreLajme

Situatë kritike me zjarret në Shkopet të Matit, flakët drejt Krujës, rrezikohen banesa dhe prona në zonë

Situatë kritike raportohet në zonën e Shkopetit, ku zjarri që ka përfshirë fshatrat Trodhën, Lundre e Madhesh është përhapur me shpejtësi dhe ka dalë jashtë kontrollit.

Flakët po avancojnë në drejtim të vargmalit të Skënderbeut dhe zonës së Krujës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pronat në zonë.

Alarmi më i madh është ngritur për një fermë blegtorale me rreth 250 krerë lopë, e cila raportohet se është rrethuar nga flakët. Sipas burimeve në terren, situata është rënduar deri në atë pikë sa është e pamundur nxjerrja e kafshëve nga ferma. Dyshohet se një pjesë e tyre janë djegur tashmë.

Lexo më shumë  Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Evropë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së

Në rrezik ndodhen edhe barinjtë që kujdesen për tufën, ndërsa përhapja e zjarrit po e bën gjithnjë e më të vështirë ndërhyrjen nga toka.

Përballë situatës kritike, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri, me qëllim izolimin e flakëve pranë fermës dhe shpëtimin e rreth 250 krerëve të gjedhit, si edhe të personave që ndodhen në zonë.

Ndërkohë, ekipet zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrës, ndërsa situata mbetet dinamike dhe me rrezik të lartë për përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Lexo më shumë  BIK kërkon hetimin e dokumentit “Top Sekret” në dosjen e Shehollit

Rruga Press

YouTube player