Lajme

Situatë e qetë gjatë natës në veri

Situata e përgjithshme gjatë natës në kufirin Jarinjë dhe Bërnjak ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident.

Numër i vogël i protestuesve serbë ka qëndruar gjatë natës ne këto zona, ndërsa kamionët dhe automjetet e ndryshme të tyre po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Serbi.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

Ata po kundërshtojnë kështu vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë.

Qytetarët të cilët vijnë nga Serbia me autobusë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, mund të hynë vetëm këmbë dhe kështu të vazhdojnë rrugën rreth një kilometër për shkak të barrikadave, më pastaj i presin autobusët tjerë të cilët i transportojnë nëpër destinacionet e tyre në veri, raporton Kp.

Lexo më shumë  Konjufca e ambasadori danez diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Pjesëtarë të policisë së Kosovës janë duke qëndruar pothuajse gjithandej zonës së kufirit në Jarinjë dhe Bërnjakut dhe po mbajnë situatën nën kontroll.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *