Lajme

Situata në veri, Abazoviq: Kosova kishte paralajmëruar, ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili mori pjesë në ministerialin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, në Pallatin e Brigadave ka komentuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fjalën e tij ai theksoi se ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë në këtë tension duke shtuar Kosova kishte paralajmëruar se në veri ka kriminelë.

Lexo më shumë  Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit e mjedisit

Më tej ai nënvizoi se ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet.

“Unë pres nga autoritetet e Kosovës dhe nga autoritetet e Serbisë, por dhe nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët nuk munden me larë duart prej kësaj pune. Ka pasur shumë paralajmërime se atje ka njerëz që janë kriminelë dhe ka krim të organizuar. Ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet. Duhet të themi gjërat ashtu siç janë nëse duam të kemi ardhmëri”, tha ai.

Lexo më shumë  “Rama ki kujdes, kjo rini tund malet”/ Fjalimi rrëqethës i mjekut që u bë viral: Duam Shqipërinë, Europa do të na presë! Nëse jemi të zotët e vetes s’ka derë që na mbyllen

Rruga Press

YouTube player