Situata në qarqe pas tërmetit, nuk ka dëme në Shqipëri
TIRANË– Thuajse në të gjitha qarqet në Shqipëri, situata është e qetë pavarësisht lëkundjeve të forta të tërmetit që kanë shkundur vendin tonë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë vendin por më shumë në Korçë, Gjirokastër dhe Sarandë, por deri më tani nuk raportohet për probleme për shkak të lëkundjeve.
Lexo më shumë Enver Bytyçi letër Presidentit Begaj: Mos lejoni hapjen e konsullatës serbe në Shkodër
Në tre bashkitë e qarkut Durrës, në qarkun Lezhë e Fier, lëkundjet kanë qenë të lehta dhe pa problematika. Edhe në qarkun Dibër tërmeti u ndje pak dhe nga informacionet paraprake nuk raportohen probleme.
Rruga Press

