Lajme

Situata në kaskadën e Drinit, rriten prurjet, por jo prodhimi i energjisë

Reshjet e ditëve të fundit të shiut dhe dëborës kanë përmirësuar situatën hidrike pranë ujëmbledhësve në hidrocentralet në veri të vendit.

Krahasuar me fundin e shtatorit, prurjet në kaskadën e Drinit ku operojnë tre hidrocentralet e Komanit, Fierzës dhe Vaut të Dejës, thuajse janë dhjetëfishuar.

Aktualisht, prurjet hidrike në këtë kaskadë janë në nivelin e 1220 metër kub në sekondë. Kjo ka lejuar që hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës të punojnë me kapacitet të plotë duke prodhuar mbi 10 mijë megavat për orë energji, ndërsa hidrocentrali i Fierzës, aktualisht nuk po prodhon energji, me qëllim krijimin e rezervave hidrike.

Lexo më shumë  Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

Drejtues të Koorporatës Elektroenergjetike shprehen se situata hidrike monitorohet çdo ditë në krahasim me prurjet, në mënyrë që të koordinohet ritmi i punës së hidrocentraleve me nivelin e baseneve, për të siguruar nivelin maksimal të prodhimit të energjisë, duke ruajtur njëkohësisht edhe rezervat ujore.

Ndërsa në javët në vazhdim nuk parashikohen shtime të ndjeshme të prurjeve në kaskadën e Drinit dhe për këtë arsye, hidrocentrali i Fierzës nuk po prodhon energji, në mënyrë që të lejojë punën me kapacitet të plotë në dy hidrocentralet e tjerë, atë të Komanit dhe Vaut të Dejës. /a2/

Lexo më shumë  Izolohet totalisht juglindja, s'ndalet shembja në Librazhd - Prrenjas, e rrezikshme edhe për këmbësorët

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *