Bota

Bullizuesit në shkollat e Francës do të përballen deri me 10 vjet burgim, sipas ligjit të ri

Parlamenti francez kanë votuar që bullizmin në shkolla ta bëjnë vepër penale të ndëshkueshme deri në tri vjet burgim, pasi deputetët thanë se shoqërisë i nevojitej një alarm për seriozitetin e çështjes kur fëmijët targetojnë moshatarët e tyre.

Ligji i propozuar u mbështet nga ministri i Edukimit, Jean-Michel Blanquer.

Blanquer ka thënë se ligji i dërgon një mesazh të fortë shoqërisë se “ne asnjëherë nuk do të pranojmë që jetët e fëmijëve tanë të shkatërrohen”. Një në 10 fëmijë në Francë konsiderohet se janë ndikuar nga bullizmi, dhe rrjetet sociale po rrisin potencialin për ngacmim dhe poshtërim, shkruan The Guardian.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve Buk – i goditën me dronët kamikaz

Ligji parashihet që të hyjë në fuqi në shkurt dhe e bën Francën një nga vendet me ndëshkueshmërinë më të ashpër për bullizuesit.

Krimi i ri i “bullizmit në shkolla” vlen për fëmijët dhe të rriturit në shkolla dhe universitete, që përfshinë studentë ashtu edhe stafin. Përveç dënimit me tre vjet burgim, do të ketë edhe gjobë deri në 45.000 euro. Nëse një viktimë e bullizmit në shkollë bën vetëvrasje më pas, ose tenton, dënimi maksimal mund të rritet deri në 10 vjet me 150.000 euro.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *