BotaKryesore

Situata në favor të Ukrainës, së shpejti mund të rimarrë Donbasin dhe Krimenë

Zyrtarët ushtarakë të NATO-s thonë se as Rusia e as Ukraina nuk do të shënojnë fitore të mëdha në fushëbetejë në javët e ardhshme.

Sipas Aleancës, në vazhdim do të ketë një ngecje të konfliktit të armatosur, megjithëse situata aktuale flet në favor të Ukrainës dhe çështja kryesore është nëse Kievi do të rimarrë Krimenë apo territoret e Donbasit të cilat janë nën kontrollin e Rusisë dhe separatistët e mbështetur nga Moska.

NATO shprehet e sigurt se Ukraina së shpejti mund të rimarrë rajonet e pushtuara nga rusët, Donbasin dhe Krimenë, nëse beteja vijon sipas ritmeve aktuale.

Lexo më shumë  Bie aludimi qesharak i FSHF-së, deri në Evropianin “Shqipëri – Serbi”, Kosova do t’i ketë të paktën katër stadiume moderne

Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014 përmes një referendumi i cili u vlerësua si i njëanshëm nga perëndimi.

Po ashtu Moska nuk ngurroi të vendoste kontrollin në rajonin Donbasin i cili përbëhet nga Donjecku dhe Llugansku, të cilat u vetëshpallën entitete të pavarura nga Ukraina dhe u njohën nga Rusia si shtete 2 ditë përpara se Putin të anunçonte të ashtuquajturin operacion special.

Edhe me situatën aktuale, faktet nuk janë në favor të Ukrainës.

Lexo më shumë  “Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani merr mesazhin nga ushtarët amerikanë

Me gjithë humbjet masive që Rusia ka pësuar, sipas agjencive inteligjente të vendeve perëndimore, trupat e Moskës kanë marrë në kontroll të plotë rajonin e Khersonit në të cilin pretendohet se ka filluar të tregtohet me monedhën e rublës, madje edhe administrata pritet të qeverisë sipas legjislacionit rus.

Po ashtu, një tjetër pikë kyçe është edhe Mariopuli, i cili përveç një fabrike çeliku ku gjenden ushtarët ukrainas, është i gjithi në duart e Moskës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *