Lajme

Situata në Bosnjë, pasojë e neglizhencës së ndërkombëtarëve, thotë gazetarja boshnjake

YouTube player

Gazetarja në Bosnjë-Hercegovinë, Elvira Jukic Mujkic deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se qytetarët në Bosnjë-Hercegovinë janë sunduar nga frika.

“Dodik po ndërmerr disa hapa duke përdorur institucionet e Republika Srpska për të bërë lëvizje separatiste. Në të njëjtën kohë, ai po krijon një narrativë të mbushur me frikë me pretendimin se nëse nuk do e bënte këtë atëherë serbët do të ishin në rrezik në Bosnjë Hercegovinë, dhe në fakt nuk janë”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës me gazetaren Loneta Progni, ajo nënvizoi se ndërkombëtarët duhet të jenë më të pranishëm në zhvillimet politike në vend dhe se gjithçka është rezultat i neglizhencës së tyre.

“Unë mendoj se prezenca e fortë e BE, SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar është shumë e rëndësishme dhe me dobi për stabilitetin në Bosnjë Hercegovinës ashtu si edhe në shumë vende të tjera europiane. Ajo që kemi tani është rezultat i neglizhencës së këtyre aktorëve ndaj situatës në Bosnjë Hercegovinë dhe distancimi i tyre prej saj në vitet e fundit, duke ia lënë faktorëve vendas që të vendosin të ardhmen”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Osmani në New York takon presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

Sa i përket ligjvënësve vendas, gazetarja nënvizoi se janë  “një tufë politikanësh të korruptuar nacionalistë që po ia dalin që të qëndrojnë në pushtet përmes atyre që unë do i cilësoja si zënka ordinere për luftën, etnive të rrezikuara dhe rikujtime të luftës”.

Sipas saj, partia kryesore serbe po e shtyn situatën drejt disa zonave mjaft të rrezikshme.

“Shpesh, problemi më i madh që kemi në Bosnjë Hercegovinë është korrupsioni. Për fat të keq dhe mungesa e sensit të realitetit ndaj jetës së qytetarëve të zakonshëm nga partitë në pushtet. Gjithashtu, për vite me radhë, ne kemi shkelje sistematike të të drejtave të njeriut, siç është rasti i njohur i Sejdic dhe Finci, të cilët provuan para Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut se cilido që deklaron se nuk i përket asnjë prej tri grupeve etnike kryesore, praktikisht nuk ekziston për Kushtetutën dhe institucionet e këtij vendi”, tha ajo më tej.

Lexo më shumë  Taravari mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Sa i përket takimeve të fundit të ndërkombëtarëve me politikanët vendas, ajo tha se nuk ka një rezultat të dukshëm.

“Jo shumë do të thosha … përtej disa deklaratave dhe kërcënime për sanksione të mundshme për të cilat nuk ka asnjë gjurmë deri në tani”, u shpreh gazetarja. /euronews albania/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *