Lajme

‘Ndërkombëtarët vëzhguan gjithçka’, kameramani që filmoi masakrën e Reçakut tregon detaje

Sylejman Kllokoqi, kameramani i Associated Press gjatë luftës së Kosovës tregoi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania detaje nga Masakra e Reçakut.

Z.Kllokoqi ka filmuar pothuajse gjithçka që la pas masakra dhe nënvizon se ka pasur edhe ngjarje më të rënda se ajo e Reçakut, por nuk janë të dokumentuara.

“Dy ditë më herët në Reçak ka pasur luftime. Unë kam tentuar dy ditë më herët të futem brenda por OSBE, organet nuk më kanë lejuar. Por, nga distanca e kemi parë që kishte luftime. Ditën e tretë shkuam atje. Kur hymë në Reçak na thanë disa banorë se Policia Serbe kishte ikur. Gjatë rrugës kishte viktima. Në luginën lart, ishin 45 viktima të tjera”, rrëfeu kameramani.

Lexo më shumë  Dragashi përfiton mbi 1.8 milion euro për banim social, parashihen 42 njësi banimi

Ai theksoi se ndërkombëtarët kanë qenë në vëzhgim të asaj që po ndodhte.

“Janë viktimat, janë prezent aty dhe nuk mund ta mohosh. Është politika që e bëjnë njerëzit e Serbisë. Nuk është diçka që do të befasohesh”, tha ai teksa komentoi qëndrimet e Serbisë për ngjarjet e rënda në Kosovë.

Z. Kllokoqi bëri thirrje që duhet të ketë sa më shumë filma dokumentarë që kjo masakër të mos harrohet./euronews albania/

Lexo më shumë  Makina me flamuj shqiptarë të bllokuar prej 4 orësh në Mal të Zi/ Shqiptari i diasporës sfidon Ramën: Bllokimi me urdhër të tij, por edhe nga malet do vijmë për protestën!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *