Lajme

Situata e sigurisë në vend, Osmani diskuton me deputetin gjerman

Presidentja e Kosovës, Vjosa  Osmani, ka diskutuar për situatën politike dhe të sigurisë në vend me deputetin e Bundestagut gjerman, Florian Hahn e ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Osmani ia ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi dhe populli i Kosovës si dhe përkrahjen e madhe në synimet drejt integrimeve  euroatlantike.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

Siç ka njoftuar Zyra e Presidentes, në takim u theksua nevoja e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe qëndrimin unik kundrejt tendencave destabilizuese ndaj Kosovës, por edhe në rajon e më gjerë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës