Bota

Sistemi “Patriot” pranë kufirit me Ukrainën, Polonia pranon propozimin gjerman

Polonia pranoi propozimin gjerman për të mbajtur sistemin kundërajror “Patriot” pranë kufirit të saj me Ukrainën e shkatërruar nga lufta të paktën deri në fund të vitit 2023.

“Bateritë polake Patriot do të integrohen me sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Polonisë”, tha sot ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Blaszczak për radion polake, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve PAP.

Lexo më shumë  Protestat e studentëve vazhdojnë në të gjithë Francën, mbyllen deri në 500 shkolla

Muajin e kaluar, Varshava kërkoi zgjatjen e vendosjes së sistemit “Patriot” pranë kufirit të saj me Ukrainën të paktën deri në fund të vitit.

Gjermania dërgoi sistemin “Patriot” në Poloni në janar, pasi dy persona u vranë kur një raketë ukrainase ra në Poloni nëntorin e kaluar, rreth 9 muaj pas luftës në Ukrainë.

Fillimisht, sistemi gjerman “Patriot” ishte vendosur vetëm në qytetin lindor Zamosc deri në fund të qershorit.

Lexo më shumë  Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride

“Patriot” është një nga sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore. Mund të godasë avionët e armikut, raketat balistike dhe raketat e lundrimit nga një distancë prej rreth 100 kilometrash.

Rruga Press

YouTube player