Bota

Sistemi “Patriot” pranë kufirit me Ukrainën, Polonia pranon propozimin gjerman

Polonia pranoi propozimin gjerman për të mbajtur sistemin kundërajror “Patriot” pranë kufirit të saj me Ukrainën e shkatërruar nga lufta të paktën deri në fund të vitit 2023.

“Bateritë polake Patriot do të integrohen me sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Polonisë”, tha sot ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Blaszczak për radion polake, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve PAP.

Lexo më shumë  Zelensky: 200 ekspertë ukrainas të dronëve po ndihmojnë në Lindjen e Mesme

Muajin e kaluar, Varshava kërkoi zgjatjen e vendosjes së sistemit “Patriot” pranë kufirit të saj me Ukrainën të paktën deri në fund të vitit.

Gjermania dërgoi sistemin “Patriot” në Poloni në janar, pasi dy persona u vranë kur një raketë ukrainase ra në Poloni nëntorin e kaluar, rreth 9 muaj pas luftës në Ukrainë.

Fillimisht, sistemi gjerman “Patriot” ishte vendosur vetëm në qytetin lindor Zamosc deri në fund të qershorit.

Lexo më shumë  “Mbi 900 ushtarë rusë të vrarë nga dronët në 36 orë” – Ukraina nxjerr në pah rolin vendimtar të sistemeve pa pilot në front

“Patriot” është një nga sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore. Mund të godasë avionët e armikut, raketat balistike dhe raketat e lundrimit nga një distancë prej rreth 100 kilometrash.

Rruga Press

YouTube player