Bota

Sistemi gjerman i mbrojtjes ajrore gjendet në Ukrainë/ “Me Skynex as miza s’mund të kalojë”

Sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, Skynex, gjenden tashmë në front në Ukrainë.

Kjo është raportuar nga “RBC-Ukraine” duke iu referuar deklaratës së kryeministrit ukrainas, Denys Shmyhal.

Shmyhal kishte treguar se ka vizituar ndërmarrjen të prodhimit të mbrojtjeve ajrore Rheinmetal, selinë e saj në Itali, që njihet për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër Skynex.

Lexo më shumë  Zirojeviq: Pyetja kryesore mbetet pse Serbia shihet si territor i favorshëm për grupet kriminale

Sistemet Skynex njihen si sisteme shumë efikase, veçanërisht kundër dronëve.Kur vjen çështje tek ta thuhet se “nuk lënë as mizën t’u ikë”.

Raketa hidhet në ajër e më pas shpërthen në copa të vogla, duke krijuar një mburojë e duke shkatërruar objektet më të vogla në lëvizje.

Rusia së fundi është duke e sulmuar Ukrainën me dronë, kryesisht iranian.

“Sisteme të tilla janë në detyrë luftarake në Ukrainë. Po shqyrtojmë mundësinë e prodhimit të përbashkët të komponentëve të këtyre sistemeve”, tha Shmyhal.

Lexo më shumë  Gjukanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

Më parë ishte raportuar se Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës dy sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, Skynex.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *