Bota

Sistemi amerikan Patriot do të jetë gati për përdorim në Ukrainë shumë shpejt

Dërgimi i sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive ushtarake të vendit në mbrojtjen kundër agresionit rus.

Ajo që bën ky sistem është se mund të shkatërrojë raketa kruise, raketa balistike të vogla dhe avionë, duke e bërë kështu Ukrainën më të aftë për të parandaluar sulme të mundshme.

Lexo më shumë  Mbledhja/ Liderët europianë po kërkojnë si të mbrojnë Groenlandën nga pushtimi

Edhe pse Ukraina ka arritur të godasë disa prej raketave ruse në sulmet e fundit, ajo thotë se ende nuk ka aftësinë për t’i ndaluar të gjitha.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se ushtarët e tyre po vazhdojnë të mësojnë përdorimin e sistemit të ri dhe pritet që ta përvetësojnë shumë shpejt.

Shtetet e Bashkuara u pajtuan që të dërgojnë një sistem Patriot në Ukrainë, në dhjetor, por ekspertët thanë se do të duheshin muaj për të trajnuar ushtarët dhe që duhet rreth 90 trupa për të operuar me të.

Lexo më shumë  Edhe Gjermania e Franca kundër idesë së Trumpit për Gazën

Por, sistemi mundet të mbulojë një zonë relativisht të vogël, që do të thotë se Ukraina nuk mund ta përdorë atë për të mbrojtur gjithë territorin e saj, por vetëm për qëllime të mirëpërcaktuar strategjik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *