Siri/ Hetuesit e OKB-së shpresojnë të kenë akses në provat e krimeve të tmerrshme të Asadit
Pas rënies së Asadit, hetuesit e OKB-së, të cilët kanë mbledhur prova të krimeve të tmerrshme të ndodhura në vend prej vitesh, shpresojnë të kenë akses të shumëpritur te viktimat dhe skenat e krimit. “Dëshmitë në Siri janë më në fund të disponueshme,” tha të martën kreu i organit të OKB-së për Sirinë, Robert Petit.
Pas grushtit të shtetit në Siri, aleanca rebele i hapi rrugën një qeverie kalimtare nën Mohammed al-Bashir, më parë kreu i qeverisë (guvernatori) i bastionit rebel të Idlibit. Ai kishte për detyrë të formonte një qeveri të re siriane.
Ndërkohë burgu ushtarak famëkeq, Saidnaya nuk mban më asnjë burgosur pas rënies së qeverisë. Mbrojtja Civile Siriane njoftoi se gjithsej 150,000 njerëz u burgosën në “therrtore”. Trupat e 40 personave të torturuar tani janë gjetur në një spital, ndërsa rebelët duan të publikojnë një listë me emrat e atyre ish-zyrtarëve, që ju përfshinë në tortura.
Mijëra refugjatë sirianë po kthehen në Siri nga Turqia dhe Libani. Gjermania dhe Austria kanë pezulluar vendimet për kërkesat për azil sirian, dhe vende të tjera si Britania e Madhe e Italia kanë ndjekur tashmë shembullin./ Der Standard.
Rruga Press