Lajme

Sipërmarrja kundërshton paketën fiskale: Akciza e gazit do të “rrënojë” prodhimin

Gjatë raportimit para komisionit përfaqësuesit e sipërmarrjes kërkuan rishikimin e të gjitha ndryshimeve të propozuara.

Sipërmarrja shqiptare ka kundërshtuar paketën fiskale për vitin 2022 në Komisionin e sotëm për Veprimtaritë Prodhuese. Gjatë raportimit para komisionit përfaqësuesit e sipërmarrjes kërkuan rishikimin e të gjitha ndryshimeve të propozuara.

Gjatë fjalës së tij, Arben Shkodra kërkoi të rishikohet akciza për gazin duke parashikuar se rritja e çmimit do të krijonte një barrë të rëndë për sektorin prodhures, në një kohë që pritet të ketë probleme me kostot e energjisë elektrike.

Lexo më shumë  Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

Sipas përllogaritjeve vetëm nga akciza për gazin kosto pritet të rritet me 175 mijë euro në vit. Megjithatë kërkesat e sotme të biznesit do të kalojnë për vendimmarrje nga Komisioni i Ekonomisë, i cili është përgjegjës për miratimin e paketës fiskale në vend.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *