Lajme

Sinoptikania: Temperaturat do rriten deri në 8 gradë, s’ka reshje

Në fundjavë nuk do të ketë reshje shiu! Këshu deklaroi sinoptikania Lajda Porja e cila ka thënë se do të ketë rritje temperaturash deri te 7-8 gradë në fundjavë. Sinoptikania tha se pritet që në javën që vjen të kemi rritje temperaturash, me mëngjese të ftohta me diell por jo me reshje.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

“Kjo fundjavë karakterizohet nga moti i kthjellët. Temperaturat maksimale do të rriten deri te 7-8 gradë celsius. Nuk priten reshje në territori gjatë fundjavës.Java do të jetë krejtësisht dinamike, dita e hënë mund të sjellë rritje të ndjeshme temperaturash, por do të rriten reshjet në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë shirat do të jenë të pakta. Duke filluar nga e marta do të kemi mëngjese të ftohta dhe ditë me diell. E mërkura do të sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave”, u shpreh sinoptikania.

Lexo më shumë  Haxhiu: Dekreti ishte i ngutshëm, zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e të gjithëve

Rruga Press

YouTube player