Bota

SHBA akuza Rusisë: Komplot për pushtimin e Ukrainës

Uashingtoni akuzon Moskën se planifikon të falsifikojë një video për ta përdorur si pretekst për të pushtuar Ukrainën, duke inskenuar sulme të fabrikuara nga ushtria ukrainase.

Ky pretendim vjen në mes të tensioneve rreth grumbullimit të trupave ruse në kufirin ukrainas.

“Prodhimi i kësaj videoje propagandistike është një nga shumë opsionet që qeveria ruse po zhvillon si pretekst të rremë për të nisur dhe justifikuar agresionin ushtarak kundër Ukrainës. Ne nuk e dimë nëse Rusia do të përdorë domosdoshmërisht këtë apo një opsion tjetër”, tha Ned Price, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Lexo më shumë  Evropa, 2 herë më e nxehtë se norma/ Raporti i OBM-së: Kontinenti kaloi vijën e kuqe

“Megjithatë, ne po e publikojmë tani, për të nxjerrë në pah shtrirjen e veprimeve destabilizuese të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe për të bindur Rusinë që të mos vazhdojë këtë fushatë të rrezikshme dhe të nisë një sulm ushtarak”, shtoi ai.

Moska mohon se ata po planifikojnë një sulm ndaj Ukrainës.

Kremlini fajëson SHBA-në dhe NATO-n për minimin e sigurisë së rajonit.

Pasi presidenti Biden njoftoi se do të vendosë 3,000 trupa shtesë në Evropën Lindore Moska i ka bërë thirrje Uashingtonit të ulin tensionet.

Lexo më shumë  ShBA në OKB: Serbia nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i gjetur sulmuesit e Banjskës

Rusia dhe Bjellorusia javën e ardhshme do të fillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Një zhvillimi i tij vjen pasi Ukraina ka jetuar me kërcënimin e një pushtimi rus që nga viti 2014.

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy mirëpriti presidentin turk Erdogan ku në qendër të bisedimeve ishte raporti me Moskën. Erdogan është ofruar të ndërmjetësoje për të qetësuar të dyja shtetet.

Rruga Press

YouTube player