Lajme

Sinoptikania: Shqipëria të marrë masa, dimri më i ftohtë i 5 viteve të fundit

Sinoptikania Anira Gjoni në një intervistë, solli parashikimet e fundit të IGJEUM për luhatjet e motit në këto ditë ku dimri sapo ka trokitur.

“Java nisi me temperatura të ulëta, ku gjatë mëngjesve të së hënës dhe të martës ato ishin nën zero gradë.

Presim që nesër e pasnesër në zonat malore temperaturat të shkojnë mbi zero, nga 1 gradë deri në 13 gradë; në zonat e ulëta presim që minimalja të regjistrojë temperatura 5 gradë dhe maksimalja 19 gradë; ndërsa në zonat bregdetare minimalja presim të jetë 11 gradë dhe të shkojë deri në 18 gradë celsius.

Do të kemi një rritje graduale prej dy gradësh pas së enjtes.

Presim që në juglindje të vendit të nisin sot në mbrëmje reshjet e shiut, që do të jenë të dobëta dhe që vijnë gradualisht duke e shtuar intensitetin në dy ditët e ardhshme.

Nuk presim të kemi përmbytje dhe dalje të lumenjve nga shtratet e tyre, por duhet të jemi të përgatitur pasi po hyjmë në stinën e dimrit, dhe sigurisht që duhen marrë masa, pasi presim që ky dimër të jetë më i ftohtë dhe të kemi praninë e borës, ndryshe nga ç’jemi mësuar në këto 5 vitet e fundit, ku nuk kemi parë reshje bore”, u shpreh ndër të tjera sinoptikania Anira Gjoni.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player