KryesoreLajme

Maqedonci takon ambasadoren e Kanadasë, e falënderon për mbështetje në fushën e sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, të akredituar për Republikën e Kosovës, Jessica Blitt.

Maqedonci shprehet se me ambasadoren Blittin e ka njoftuar për zhvillimet në Ministrinë që ai drejton dhe FSK, e poashtu e ka falënderuar për mbështetje në fushën e mbrojtjes.

Për më tepër ministri thekson se me ambasadoren kanadeze kanë diskutuar edhe mbi pjesëmarrjen e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Lexo më shumë  Propaganda nuk funksionon në mënyrë efikase nëse tërë kohën gënjeni dhe shpifni, siç bëjnë shumë nga mediumet dhe gazetarët shqiptar, siç janë buzhala&Co

“Kisha kënaqësinë që të pres sot në Ministrinë e Mbrojtjes, Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, të akredituar për Republikën e Kosovës, znj. Jessica Blitt. Znj. Blitt e njoftova për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës e Sigurisë së Kosovës dhe e falenderova për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona. Gjithashtu diskutuam mbi pjesëmarrjen e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe Kanadaja është ndër vendet në të cilat Republika e Kosovës mbështetet në përkrahjen e tyre për realizimin e kësaj aspirate të vendit”, shkruan ministri Maqedonici në Facebook.

Lexo më shumë  The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec

Rruga Press

YouTube player