Kuriozitete

Singapori rrëzon nga froni Japoninë, mban epitetin e shtetit me pasaportën më të fuqishme – mësoni renditjen e Kosovës dhe Shqipërisë

Singapori ka arritur ta rrëzojë nga froni Japonisë sa i përket pasaportës më të fuqishme në botë, sipas Indeksit të pasaportave Henley.

Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë pasaportë të Singaporti u lejohet të udhëtojnë pa viza në 192 nga 227 shtete në botë, transmeton Telegrafi.

Renditja globale e pasaportave për vitin 2023 u krye në bazë të dhënave të ofruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror, ose IATA, i cili rendit pasaportat botërore bazuar në numrin e destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë qasje pa vizë paraprake.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Gjermania u rendit e dyta e ndjekur nga Italia dhe Spanja, ku qytetarët e këtyre vendeve mund të vizitojnë 190 shtete pa pasur nevojë për viza.

Japonia, e cila kryesoi listën vitin e kaluar, ra në vendin e tretë – pasaporta e saj që lejon qasje pa viza në 189 destinacione, nga 193 në 2022.

Pasaporta të tjera që u bashkuan me Japoninë për t’u renditur në vendin e tretë janë Austria, Finlanda, Franca, Luksemburgu, Koreja e Jugut dhe Suedia.

Lexo më shumë  Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

Ndryshe Kosova është renditur në vendin e 94, duke pasur qasje pa viza në 42 vende, ndërkaq Shqipëria u pozicionua në vendin e 48, ku qytetarët mund të udhëtojnë në 117 shtete të ndryshme të botës.

Rruga Pres

YouTube player