Bota

“Sindroma e Havanës” te liderat, CIA nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes së një shteti të huaj

CIA thotë se diplomatët amerikanë, që u prekën nga dhimbje të forta, të pashpjegueshme koke, nga ajo që është quajtur “sindroma e Havanës”, nuk ishin vënë në shënjestër nga ndonjë shtet i huaj, sipas njoftimeve të shtypit amerikan.

Njoftimi i referohet një numri zyrtarësh me njohuri mbi një raport të fundit të CIA-s mbi këto simptoma, që u shfaqën për herë të parë në vitin 2016 në Kubë, ku diplomatë amerikanë dhe kanadezë, u ankuan për dhimbje të fuqishme koke dhe ndoshta edhe dëmtim në tru, pas dëgjimit të tingujve me ton të lartë.

Lexo më shumë  Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s'mund të zbatohet pa BE-në

Më pas, edhe diplomatë të tjerë dhe zyrtarë të shërbimeve të zbulimit, në vende të tjera, si Australi, Austri, Kinë, Kolumbi, Gjermani dhe Rusi, janë ankuar për të njetat simptoma.

Raporti i CIA-s nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes së një shteti të huaj në rreth 20 raste, që kanë mbetur ende pa shpjegim dhe janë duke u hetuar.

Lexo më shumë  Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s'mund të zbatohet pa BE-në

Rruga Press

YouTube player